Ministia e Kulturës,pas zhvillimeve të fundit me aktivitetet ndërtimore në lokacionin,restorant-diskotekë Park,i propozoi Qeverisë të RMV informacionin për nevojën e qasjes së integruar,të kordinuar dhe sinkronizuar për mbrojtjen e rajonit të Ohrit midis institucioneve kompetente.
Qeveria e RMV e miratoi informacionine dorëzuar nga Ministria e Kulturës dhe miratoi një seri konkluzionesh për veprim,si dhe për përforcimin e punës së institucioneve nga të gjitha sferat,përfshirë edhe institucionet e kulturës.
Duke e pasur parasysh që të gjitha aktivitetet profesionale të përfshira në planin për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit,zbatohen përmes Institutit dhe Muzeut të Ohrit dhe Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,Qeveria e RMV miratoi konkluzione me të cilatkëto veprime të Institutit do të realizohen në bashkëpunim me një mendim të mëparshëm nga Qendra nacionale për konservim-Shkup.
Në kordinim të përbashkët të aktivitetve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin e Ohrit,Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore do të nxjerrë aktet sipas mendimit paraprak të Ministrisë së Kulturës.
Në menyrë që të sigurohet ekspertizë,Ministria e Kulturës do të formon një komision të përbërë nga ekspertë të dëshmuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,i cili do të sigurojë ndihmë profesionale për mendimet mbi aktet e përgaditura nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Lidhur me ndodhitë aktuale në lokacionin e ish-restorantit Park, dhe me qëllim të mbrojtjes së brigjeve të Liqenit të Ohrit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në afat prej dy ditëve do të formojë një komision të përbërë nga ekspertë,i cili do të inspektojë punën e Komunës së Ohrit për procesin e lëshimit dhe zbatimit,të miratimit për ndërtim të lokacionit dhe për gjetjet e tyre të informojë Qeverinë në seancën e saj të ardhshme.
Komuna e Ohrit është gjithashtu e detyruar të parandalojë punimet e ndërtimit në lokacionin e treguar,dhe brenda dy ditësh ti paraqesë Qeverisë informacione mbi vlefshmërinë e lejes së ndërtimit për vendndodhjen e restorantit-diskotekës Park.
Qeveria udhëzoi të gjitha ministritë dhe inspektoratet kompetente, në komunikim të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm,duke ofruar ndihmë profesionale,ti zgjedhin problemet me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.Qeveria udhëzoi komunat e Ohrit, Strugës dhe Debarcës,që të lëshojnë lejet e ndërtimit me një certifikatë nga PDU dhe nga Plani i Menaxhimit për rajonin e Ohrit. Komunat e Ohrit, Strugës dhe Debarcës deri në miratimin e planeve të reja urbanistike të cilat do të harmonizohen me Planin e Menaxhimit,detyrohen të vënë kusht konservator-mbrojtës për dhënien e lejeve për ndërtimin e objekteve,ose do të ndërmeren masa për mbrojtjen e menjëhershme,të cilat cenojnë integritetin e trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit.