Pas 18 viteve,vazhdoi të botohet përmbledhja e punimeve të Entit dhe Muzeuttë Shtipit

од admin_kult

Në IN Enti dhe Muzeu i Shtipit,pas një pauze prej 18 vitesh,vazhdoi promovimi i arkeologjisë,historisë së artit,historisë dhe etnologjisë përmes botimit më të ri të revistës profesionale Përmbledhje të punimeve XI-XII.

Në promovim,përpjekjet e Entit dhe Muzeurt të Shtipit u mirëpritën nga Ministrja e Kulturës Irena Stefoska,si dhe nga drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore,Aco Kostov.

Përmbledhja përmban 13 punime nga 19 autorë,prej të cilave pjesa më e madhe rrjedhin nga gërmimet arkeologjike në rajonin e Buçin Damjan – Borov Dol,si dhe njohuritë arkeologjike nga hulumtimet e autostradës A3 Seksioni Shtip – Koçani dhe Shtip – Radovish.

Në kuadër të këtij promovimi u zhvillua prezantim i projektit “Trashëgimia kulturore përmes prizmës së veprimtarisë së artit”,në të cilën marrin pjesë artistët e rinj dhe dizajnerët.Projekti është në bashkëpunim me Akademinë e Arteve pranë Universitetit “Goce Delçev” –  UGD në Shtip.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе