Ju informojmë se në lidhje me gjendjen aktuale të shkaktuar nga pandemia e virusit KOVID 19, Komisioni Nacional i UNESCO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të thirrjes aktuale të Programit për pjesëmarrje në UNESCO për vitin 2020 – 2021, i inkurajon të interesuarit në përgatitjen e propozim-projekteve të kenë në konsideratë dhe mundësinë e ofrimit të zgjidhjeve kreative në lidhje me heqjen e pasojave të shkaktuara nga kjo gjendje.
Gjithashtu, Komisioni Nacional udhëzon në krijimin e propozim-projekteve dhe plotësimin e formularit për aplikim të përdoren udhëzimet e UNESCO-s për Programin e Pjesëmarrjes për vitin 2020-2021, të cilat mund t’i gjeni në faqen e internetit të organizatës:
http://www.unesco.org/new/en/member-states/mscontent/participation-programme/
Formularin e aplikimit mund t’a shkarkoni në adresën e mëposhtme të internetit:
https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000372359_eng?locale=en (Aneks 1)
Linku nga Thirrja aktuale e Komisionit Nacional të UNESCO-s:
Theksojmë se aplikimet duhet të dorëzohen pranë Komisionit Nacional të UNESCO-s në Maqedonisht dhe Anglisht / Frëngjisht jo më vonë se data 5 maj, në formë elektronike dhe të shkruar në adresat e mëposhtme:
Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Rr. Gjuro Gjakoviq nr. 61
1000 Shkup
Adresat elektronike:
biljana.prentoska@kultura.gov.mk; t.kraljevska@kultura.gov.mk; ljupco.smilev@kultura.gov.mk
Telefon: 02/3240 517/3240 591/3 240 549