Përfunduan hulumtimet arkeologjike në lokalitetet Veleshka Tumba në Porodini dhe Vllaho në Zhivojno.Hulumtimi i këtij viti u përqëndrua në një nga vendbanimet më të hershme neolitike në Pellagoni,e cila është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet QKP-Qendrës për kërkime parahistorike dhe IN Enti dhe Muze të Manastirit.
Në kuadër të hulumtimeve,janë zbuluar mbetje të habitateve neolitike dhe kulturës materiale në të dy lokalitetet,të cilat lidhen me fermerët e parë që formuan vendbanime në Pellagoni rreth 8.000 vjet më parë.
Hulumtimet vazhdojnë me analiza arkeobotanike,arkeozoologjike dhe radiokarbon,ndërsa njohuritë aktuale dhe të përgjithshme do të publikohen në revista dhe përmbledhje maqedonase dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu do të prezentohen në disa konferenca evropiane.Në atë mënyrë do të mundësohet një prezantim i lartë i trashëgimisë kulturore parahistorikedhe afirmimin e tij në mesin e shkenctarëve të shquar dhe institucioneve.