Kinemaja e udhëtimit e “MakeDoks”, më 2 dhe 3 korrik,do të vendoset në Shtëpinë e të rinjve në Shtip,ku përpos programit për publikun më të ri,në formë të mbrëmjeve të autorëve do të shfaqë filma dokumentar nga Sashko Poter Micevski.Projeksionet do të fillojnë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohen në ambient të hapur,ndërsa hyrja është falas.
Kinemaja e udhëtimit e “MakeDoks”,këtë vit e ndryshoi formatin e tij dhe zhvillohet gjatë katër fundjavave të muajit qershor,korrik,gusht dhe shtator.Fundjava e parë u shënua më një jubile.Gjegjësisht,në fshatin Shlegovë u zhvillua projeksioni i 80-të i Kinemasë së udhëtimit,në rrugëtimin e tij të 12-të nëpër vend, dhe në vitin 2019 vizitoi tre vendbanime në Shqipëri.