Teatri i Manastirit do të marrë pjesë në “Festivalin e Shekspirit” në Serbi

од admin_kult

Ansambli i IN Teatrit Popullor të Manastirit,nesër në mbrëmje më 3 korrik,do të performojë në edicionin e 8-të të “Festivalit të Shekspirit”,i cili zhvillohet në ambient autentik në vilën “Stankoviq Çortanovci” në Komunën Inxhija,në Serbi.Aktorët tanë do ta interpretojnë shfaqjen “History of motherfuckers  – Koriolan” nga Viliam Shekspir,në regji të Andrash Urban.Në shfaqje marrin pjesë: Ivan Jeriq,Sonja Mihajlova,Viktoria Stepanovska – Jankulovska,Sandra Gribovska dhe Nikolçe Projçevski.Skenografia është nga Valentin Svetozarev,ndërsa kostumograf është Blagoj Micevski.

Shfaqja teatrale “History of motherfuckers  – Koriolan“,projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës,shkaktoi interes të madh në publik pas shfaqjes së premierës së fundit në Manastir.

Këtë vit në “Festivalin e Shekspirit”,do të marrin pjesë shtëpi teatrale nga Franca,Italia dhe nga Serbia.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе