Nën moton “Pas dyerve të hapura”,do të mbahet edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar i Monodramës në Manastir,pasi që vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë kovid.
Hapja solemne është më 22 qershor,të martën me fillim në ora 20:00,në Sallën e madhe të Teatrit Kombëtar në Manastir,me monodramën “Karmen”,në regji dhe dramatizim të Dean Projkovskit,aktore është Biljana Dragiçeviq – Projkovska,ndërsa në produkcion të Teatrit të Dramës Shkup.
Përndryshe,në konkurencë zyrtare janë 10-të monodrama maqedonase nga emra autorësh të shquar,Dostoevski,Gogol,Çehov,me të cilat aktorët nga i gjithë vendi do të garojnë për tre çmimet,aktor më i mirë,regji dhe Gran Pri të festivalit.
Shfaqjet duke filluar nga 22 qershori,do të luhen në katër salla të ndryshme në Manastir dhe atë në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar,në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë,në oborin dhe skenën e bifesë të Teatrit.Kryetare e jurisë do të jetë Vesna Bejbi Petrushevska,ndërsa anëtarë Todor Kuzmanov kritik teatral dhe Lupço Gjorgievski – Bube regjisor nga Teatri i Manastirit.
Festivali i cili është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit,përfundon më 27 qershor me shfaqjen premierë të shfaqjes “Të çmendur për dashuri”,i cili është jashtë konkurrencës dhe është në nder të fituesve.