Pesëmbëdhjetë artist të njohur maqedonas nga sot do të krijojnë paralelisht në Qendrën Ndërkombëtare të Artit ,,Art Point – Gumno” nga fshati Sloeshtica, Demir Hisar, dhe në fshatin Capari, Manastir në Kolonin ndërkombëtare të artit ,,De Niro”.
Kolonitë paralele të artit do të fillojnë me solemnitet të përbashkët dhe me nënshkrimin e kartës për vëllazërim zyrtarizohet bashkëpunimi 15 vjeçar i organizatave.
Në lemën artistike në fshatin Slloeshtica nga sot deri më pesë tetor të ftuar janë artistët : Dijana Tomiq – Radevska, Pandora dhe Sasho Sazdovski, Filip Vellkovski, Goran Ristovski dhe Keti Talevska.
Në fshatin Capari, deri më 30 shtator do të jenë të ftuar artistët : Elena Gjorgjievska, Simonida Filipova Kitanovska, Zharko Bashevski, Srefan Mallbashiq, Sasho N. Alushevski, Simona Mirçevska dhe Vacllav Lukiç. Mysafir nderi do të jetë Bedi Ibrahim.
Të dy kolonitë e artit mbështeten nga Ministria e Kulturës