Orkestra Kamertale e Rinisë Muzikore të Maqedonisë me flautisten Bogdana Bushevska mbrëmjen e sotme në “Verën e Ohrit”

од admin_kult

Në kishën “Shën Sofia” në Ohër,mbrëmjen e sotme më 28 korrik me fillim në ora 20:00,koncert do të zhvillojë Orkestra Kamertale e Rinisë Muzikore të Maqedonisë,nën shkopin dirigjues të Borjan Canev,ndërsa si soliste do të performojë flautistja Bogdana Bushevska.

Orkestra Kamertale e Rinisë Muzikore të Maqedonisë egziston tash më 35 vite dhe është themeluar si segment i parë i Kampit veror muzikor të RMM në Ohër në vitin 1986,dhe tash e 35 vite koncerti përfundimtar i sesionit veror të Orkestrës është pjesë e programit të Festivallit të “Verës së Ohrit”.Nga viti 2018,Orkestra e mban emrin e dirigjentit maqedonas Sasha Nikolovski – Gjumar.

Fitues i mirrënjohjes maqedonase “Virtuozët” për “Performues më i mirë i muzikës për vitin 2013” është dirigjenti Borjan Canev,ai konsiderohet si një nga muzicientët më të mirë në Maqedoninë e Veriut.Që nga viti 1999,është dirigjent i përhershëm në Orkestrën e Filharmonisë të Maqedonisë dhe në krye të kësaj orkestre ka arritur rezultate të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë vendit.

Bogdana Bushevska filloi arsimin e saj muzikor në shkollën e muzikës “Todor Skalovski – Tetoec” në Tetovë,ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Artit të Muzikës në Shkup,në klasën e prof. Strasho Temkov.Është pjesëmarrëse në gara të shumta shtetërore dhe internacionale,ku fiton shumë çmime dhe mirënjohje.Në vitin 2017,pasi që e kaloi me sukses audicionin,ajo u bë bashkëpunëtor i jashtëm i rregullt në grupin e flautistëve të Filharmonisë së Maqedonisë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе