Orkestra e Filarmonisë hapë sezonin e ri të koncerteve 2020-2021

од admin_kult

Sezoni i ri i Filarmonisë fillon të Enjten në ora  (20:00) me një koncert të titulluar simbolikisht “Muzikë prej dy metrash” i cili do të përfshijë punën antologjike për dy zëra dhe orkestrën “Këngët e Tokës” nga Gustav Mahler.

Si solistë do prezantohen tenorët Korbi Velç (SHBA) dhe mecosporanistja Hajke Vesels (Gjermani). Dirigjenti është Gabriela Bebeshellea nga Rumania, dirigjenti kryesor i Filarmonisë së re, i cili ka një karrierë të gjerë dhe që nga viti 2011, ka qenë dirigjenti kryesor i Orkestrës Kombëtare Rinore të Moldavisë dhe punon rregullisht me Orkestrën Rinore Rumune.

Koncerti do të zhvillohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe biletat do të shiten në numër të kufizuar online në faqen e internetit të Filarmonisë. Në mënyrë që të respektohen  protokollet, kapaciteti i sallës do të përdoret vetëm 30%, publiku do të ulet në një distancë dhe do të shiten vetëm rreshtat çift në sallë. Muzikantët që do të interpretojnë gjithashtu do të caktohen sipas parametrave të vendosur nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.

Në programin e sezonit të ri të koncerteve janë gjithashtu koncerte që duheshe të realizoheshin sezonin e kaluar – koncerti me Jeruham Sharovski dhe Daniele Akta, performancat e Dmitri Maslev, Misha Brugergosman, Sharon Kovaks … Në sezonin e ri do të interpretojnë solistë të jashtëzakonshëm si violonçelistja  ruse Anastasija Kobekina, violisti Timoti Rajdaut, violinist Filip  Kvint dhe artistë të tjerë që aktualisht janë aktivë në skenën muzikore botërore.

Orkestra në sezonin e ri të koncerteve do të drejtohet nga dirigjentët Antoni Vit, Emil Tabakov, Konrad van Alfen, Kristian Rajf.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе