Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00 do të shfaqet vepër operistike në një akt dhe dy piktura “Belbëzimet e Lapos” të kompozitorit Xho Skitno, në regji të Dejan Proshev.
Opera e cila shfaqet me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së Dante Aligerit,do të jetë nën shkopin dirigjues të Ivan Eminoviq.Performojnë: tenoti Bllagoj Nacoski (Dante), baritoni Xhanpiero Ruxheri (Lapo), Kori dhe Orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
Me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së Dante Aligerit (1321) dhe të Lapo Saltareli (1320), dy poetë të shquar nga Firenca dhe njohës të politikës, u krijua kjo operë e cila tregon ngjarje nga jeta e dy artistëve të cilët së bashku kanë kaluar një periudhë të karakterizuar me trazira të rëndësishme për historinë e gjithë Italisë së asaj kohe – informuan nga Opera dhe Baleti Nacional, ku shtojnë se vepra pas premierës në Itali, për herë të parë do të shfaqet në vendin tonë.