Opera Kavaleria Rustikana nga Pjetro Maskanji më 26 janar në Operën dhe Baletin Nacional

од admin_kult

Opera “Kavaleria Rustikana” do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional (OBN) më 26 janar, me fillim nga ora 20:00.

– “Kavaleria Rustikana” është perlë operistike e zhytur në pasion dhe me motiv kryesor hakmarrjen dhe një nga titujt e operas më të dashur e të interpretuar deri më sot në skenat e operës botërore. Opera është një nga veprat më të suksesshme të kompozitorit italian Pjetro Maskanji, suksesin e të cilit ai nuk arriti ta përsëriste me operat që krijoi pas saj – njoftojn nga OBN.

Opera do të shfaqet nën dirigjimin e të ftuarës nga Ukraina, Oksana Madarash, me regji të Xhandomeniko Vakari nga Italia. 

Skenograf është Zoran Nikollovski, kostumografe është Elena Donçeva, mjeshtër koncerti është Verica Llambevska, mjeshtra kori janë Gjurgica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.

Sandra Mitrovska, Zoran Sotirov, Riste Velkov, Katerina Stojanovska, Marika Popoviq interpretojnë të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе