Në Qendrën Konservatore – Gostivar sot u mbajt solemnitet me të cilin u shënua dhjetë vjetori i formimit të këtij institucioni nacional.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministri i Kulturës,Sedat Sulejmani, një nga drejtorët e mëparshëm Adnan Fejzuli, si dhe u.d. aktual drejtoresha e Insitutcionit, Hirije Saiti.
Në kudër të solemnitetit, u ndanë mirënjohje për gazetarë dhe mediat që e kanë përcjellë punën e INQK Gostivar që nga formimi, mirënjohje për të gjithë drejtorët e mëparshëm të institucionit, si dhe për Ministrinë e Kulturës.
U prezantua edhe ekspozita me fotografi nga projektet e realizuara të institucionit, ndërsa u shfaq edhe video materiali nga disa objekte dhe projekte që i ka realizuar INQK Gostivar në vitet e kaluara.
Vizita në Gostivar ishte shfrytëzuar edhe për takim pune të zëvendësministrit të Kulturës me të gjithë drejtorët e Qendrës Konservative – Gostivar, në të cilën u diskutua për sukseset e deritanishme të qendrës dhe planet për të ardhmen.