“Përralla e Vitit të Ri ”- një libër me figura gjithëpërfshirëse për personat me shikim të dëmtuar

од admin_kult

Në botimin e Shoqatës “Bota e të Ndryshmëve ndërsa të Barabartë”-Shkup është botuar një libër me figura gjithëpërfshirëse për personat me shikim të dëmtuar “Përralla e Vitit të Ri ”nga Gordana Simonoska Momirovska, një poete për fëmijë dhe të rinj si dhe një humaniste e shquar.

Libri me figura është botuar në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe. Përkthimin e vargjeve nga gjuha maqedononase në gjuhën shqipe është nga poetesa Puntorie Muça Ziba ndërsa shkrimi në Braj nga Toni Pajdakov, sekretar i Shoqatës për persona të verbër në Veles. Recensent i projektit është shkrimtari Gorjan Petrevski ndërsa redaksia gjuhësore e profesoreshës universitare Gordana Aleksova. Ilustrimet e librit me figura janë të ilustratorit të ri Nasko Gjorlev.

“Përralla e Vitit të Ri” është shtypur në “Evropa 92” – Koçani me shkronja të dukshme dhe në Bashkimin e personave të verbër – Veles në shkrimin në Braj. Është projekti i parë  “E drejta për të lexuar nuk është një nevojë e veçantë” brenda të cilis Shoqata do të vazhdojë të publikojë botime të tjera gjithëpërfshirëse.

 

 

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе