“Rregullat e reja” është titulli i ekspozitës të autores kosovare Zake Prelvukaj,e cila do të jetë e hapur për adhuruesit e artit figurativ prej 18 deri më 31 maj të këtij viti në Galerinë Nacionale të R.së Maqedonisë së Veriut në objektin Çifte hamam.
Hapja zyrtare është caktuar më 25 maj në ora 14:00 në Çifte hamam, me shfaqje me performansë.Pas hapjes së ekspozitës,në ora 15:00 do të realizohet dhe një bisedë me artisten.
Ekspozita përmban njëzetë vepra të punuara në media të ndryshme,të cilat përpunojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë së sotme dhe të ambientit prej ku ajo vjen,si dhe kushteve shoqërore-politike të ndezura të egzistencës dhe krijimit.Kuratore e ekspozitës është Ana Frangovska,kuratore e lartë në Galeri.