Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,në mbledhjen e 112-të,bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse,miratoi disa konkluzione dhe vendime për ndryshime dhe plotësime të një pjese të protokolleve të KOVID-19.
Me propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse,Qeveria miratoi konkluzion për të ndryshuar Protokollin për organizimin e ngjarjeve në ambiente të mbyllura (teatro,kinema,filarmoni dhe të tjera),me të cilin në vend të përqindjes aktuale të lejuar të mbushjes së sallave për organizimin e një ngjarjeje në këto hapësira deri në 30%,rritet me praninë e publikut deri në 50% nga kapaciteti i sallës.
Në lidhje me këtë protokoll,futet kushti që vizitorët të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinave kunër KOVID – 19,ndërsa detyrim i organizatorit mbetet të zbatojë dhe të kontrollojë të gjitha masat tjera parandaluese të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit dhe për organizimin e një shërbimi të rendit,për të kontrolluar masat.