Në IN Biblioteka Universitare “Goce Delçev” në Shtip,sot më 26 tetor,me fillim në ora 17:00 do të hapet ekspozita “Uvertyrë rreth stripit maqedonas”.
Bëhet fjalë për ekspozitë me pesëdhjetë forma të hershme të stripit nga vendet e ish Jugosllavisë,të krijuara në gjysmën e dytë të shek.XIX.Promovues i ekspozitës do të jetë autori i librit stripit – Aleksandar Stevanov,i cili në fjalimin hyrës do të paraqesë lidhjen maqedonase në veprat e ekspozuara.
“Në ish Jugosllavinë,stripi si një term për herë të parë është përmendur gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar,por si art ai ka një histori të pasur.Kështu stripet e para pra protostripet,në të njëjtin teritor shfaqen që në vitin 1860.
Të shpërndarë në morinë e botimeve periodike,ndër të tjera dhe ato të redaktuara nga Jovan Jovanoviq,për disa nga ato forma të hershme të stripeve,është interesant të përmendet se ato kanë njëlloj lidhje të caktuar me vendin tonë”, thekson Stevanov në njoftimin për ekspozitën.
Si fazë e dytë dhe përfundimtare nga realizimi i këtij projekti,i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës,do të botohet dhe libri hulumtues dygjuhësor “Tregim për mjekun,poetin dhe strip pionerin”.