Në Qendrën Kulturore Informative në Sofje hapet ekspozita “Matakosmija”  

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Sofje,R.e Bullgarisë,sot më 25 maj në ora 17:00 do të hapet ekspozita “Matakosmija”,e përbërë nga njëzetë vepra, të artistëve të artit figurativ Angelina Spiroska dhe Vlado Mukovski të krijuara në teknikë të kombinuar duke përdorur akril dhe rrëshirë.Ekspozita do të jetë e hapur deri në ora 20:00 dhe me një qasje të kontrolluar,me qëllim respektimin e masave për ballafaqim me pandeminë KOVID -19-të.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë vitit të fundit,u ndryshua dhe percepcioni ynë për botën dhe ndaj të cilës as artistët nuk mbetën imun.Arti edhe një herë u tregua dhe dëshmua si një mjet origjinal i të shprehurit,me të cilin artistët tregojnë atë që shohin dhe çka është më me rëndësi,atë që ndjejnë.Këto (jo)raste të tilla,na sfiduan ne si autorë piktorë,të vazhdojmë në kërkim të një realiteti tjetër,për më të mirën për ne,me mundësinë për të gjetur botëra tjera,madje dhe mundësinë që të humbasim në hapësirat e tyre,dhe kështu të paktën të përpiqemi të arrijmë në atë të paprekshmen,të ashtuquajturën “Matakosmija” sqaruan autorët e ekspozitës.

Angelina Spirkovska është piktore akademike dhe konservatore e pikturës murale,ndërsa Vlado Mukovski është specializuar për konservim dhe restaurim në Firencë të Italisë,dhe punon në Qendrën Kombëtare Konservative në Shkup,si këshilltar konservator për pikturë murale,dhe është udhëheqës në Sektorin për mbrojtje direkte.

Për adhuruesit e artit figurativ në Sofje,ekspozita “Matakosmija” do të jetë e hapur deri më 25 qershor të vitit 2021.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе