Në tre hapësirat e galerisë së Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup,mbrëmjen e sotme do të jetë e hapur ekspozita ndërkombëtare “Shiko këtu jam pa hapësirë”.Kuratorë të ekspozitës janë Mira Gagjina dhe Jovanka Popova,të cilat përzgjodhën rreth 40-të vepra nga koleksioni gjithpërfshirës i artit (249 vepra),me të cilat posedon “Dojçe Telekom”,në depon e së cilës janë veprat e artit bashkëkohor progresiv nga mbi 70 autorë nga më shumë se 20 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore.
Koleksioni artistik i “Dojçe Telekom”,është inicuar në vitin 2010 me qëllim për të prezantuar vepra bashkëkohore të artistëve nga Evropa Lindore dhe Juglindore,të cilët japin përshkim të situatave,ndryshimeve shoqërore dhe politike pas rënies së Perdes së Hekurt.Në mes të autorëve bashkëkohor,koleksionin i “Dojçe Telekom” përfshin vepra nga dy artistë maqedonas – Jane Çalovski dhe Hristina Ivanoska – të cilat do të përfshihen në ekspozitën e MAB.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 21 Nëntor.