Në hapësirën e galerisë të Institutit Nacional Qendra për Kulturë Kriva Pallankë, mbrëmë u bë hapja e dhjetë e ekspozitës jubileare e artistes akademike Valentina Ilijevska nga Kumanova, me të cilën shënon dhjetë vite nga puna saj.
Në kuadër të ekspozitës, janë vënë gjithsej tridhjet e tre vepra, vizatime dhe grafika nën titullin e përbashkët “Kuadrati ndër vizatimet dhe grafikat”
Në të gjitha veprat është vënë simboli i kuadratit të kaltërt i cili ndonjëher shfaqet edhe si tredimenzional, si një katrorë. Ai është i njohur për njeriun dhe jetën e tij, ndërsa i simbolizon katër muret e shtëpisë, katër anët e botës dhe stinët e vitit.
Veprat e Ilievskës do të jenë të ekspozuara në Qendrën për Kulturë në Kriva Pallankë, në dy muajt e ardhshëm. Ekspozita është e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut .