Në Komunën e Kriva Pallankës më 19 maj (e mërkurë) në ora 14:00 do të promovohet libri “Toponimia në Kriva Pallankë”, nga Vesna Miovska.Botimi i këtij punimi profesional nga sfera e gjuhës është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Kriva Pallankës,Muzeut të Qytetit të Kriva Pallankës dhe Institutit për gjuhë maqedonase,ndërsa është i mbështetur financiarisht nga Komuna dhe Muzeu i Qytetit të Kriva Pallankës.
Nga Muzeu i Qytetit të Kriva Pallankës bëjnë të ditur se shumë vite me radhë,kanë ruajtur me sukses bashkëpunim me pothujase të gjitha institucionet shkencore publike në vend,siç theksojnë,si rrjedhojë e këtij bashkëpunim kanë dalë rezultate të vlefshme,siç janë:botime të përbashkëta,organizim i hulumtimeve të përbashkëta në terren,organizim dhe realizim i konferencave dhe simpoziumeve të përbashkëta shkencore,shkëmbim i librave dhe letërsisë profesionale,etj