Në sallën e ekspozitave në Qendrën për Kulturë në Kriva Pallankë,sot më 7 maj në ora 13:00,do të hapet ekspozita “Gjurishte 2020”.Nga Qendra për Kulturë në Kriva Pallankë,bëjnë të ditur se vitin e kaluar në kushte pandemie u zhvillua kolonia e 15-të e artit e titulluar “Gjurishte”,nën organizim të Shtëpisë për Kulturë “Krste Misirkov” dhe Komunës së Sveti Nikollës.Në ekspozitë do të jenë të paraqitura vepra nga 12 artistë të artit figurativ nga: Shtipi,Velesi,Kumanova,Shkupi dhe Kriva Pallanka.Nga ky Institucion kombëtar bëjnë të ditur se publiku do të ketë mundësi të shohë 24 vepra arti të bëra në teknika të ndryshme,të frymëzuara nga natyra dhe bukuritë e Ovçe Poles dhe nga punonjësit e shëndetësisë,të cilët janë heronj dhe udhëheqës në luftën kundër pandemisë aktuale.Ekspozitën do ta hap Dimitar Lazov,artist i artit figurativ dhe pjesëmarrës në koloninë.
Në Kriva Pallankë do të hapet ekspozita “Gjurishte 2020”
претходнa