Ekspozitë nga Petra Jovanovska dhe Rafael Ristovski  

од admin_kult

Në platformën online artistike për ekspozita vizuele: https://www.artsteps.com,nga sot,7 maj deri më 23 maj,si dhe në web faqen dhe në faqet e Facebook-ut: https://petra-yovanovska.com, https://www.facebook.com/PETRArt.13 https://www.facebook.com/petra.jovanovska.7/, do të vendoset një ekspozitë vetanake vizuele me titull “Jeta në rreth” nga artistja Petra Jovanovska dhe artisti i ri Rafael Ristovski.

Petra Jovanovska është e lindur në vitin 1972 në Republikën Çeke,ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup.Ka realizuar 48 ekspozita vetanake nëpër Europë,ndërsa ka marrë pjesë në prezantime në: Francë,Gjermani,Kroaci,Poloni,Republikën Çeke etj.

Rafael Ristovski është student pranë Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup,ndërsa ka marrë pjesë në njëzet ekspozita grupore në vend,por edhe në Kroaci,Rumani,Meksikë etj.

Prezantimi i artit figurativ është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Republikës Çeke.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе