Në Dibër filloi festivali “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”

од admin_kult

Në Qendrën për Kulturë në Dibër,në mënyrë tradicionale për të njëzetën herë,mbrëmë u hap festivali “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”.Programi i festivalit filloi me shfaqjen “Të mallkuarit” nga Olsa Poshka,me regji të Gent Çajanit,në interpretim të aktorëve nga Teatri i Tetovës.

Drejtori i festivalit Ylber Nuredini,informoi se ditëve në vijim do të prezantohen Teatri “Tempulli” dhe “Teatri shqiptar nga Shkupi”,si dhe teatrot nga Durrësi dhe Korça nga Shqipëria,dhe teatrot nga Ferizaji dhe Prishtina nga Kosova.

Në festival do të prezantohet filmi dokumentar “101 role,102 jetë”,i cili përmban fragmente nga jeta artistike e aktorit Bajrush Mjaku,e shkruar nga Reshat Kamberi,dhe në regji të Filip Herin,pas së cilës do të ndahen çmimet për shfaqje,regjisor,aktor dhe aktore më të mirë.

Zinçe Mimidinoski,drejtor i Qendrës për Kulturë të Dibrës,informoi se si çdo vit,institucioni jep mbështetje të plotë realizimit të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut” dhe i tillë do të mbetet më tej.Ai gjithashtu shtoi se dyert e Qendrës për Kulturë të Dibrës,gjithmonë do të jenë të hapura për të gjitha ngjarjet kulturore dhe për punonjësit e kulturës.

Manifestimi zhvillohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе