Këshilli Nacional për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore,në seancën e sotme unanimisht dha mendim pozitiv për elaboratet për rivlerësim të Kurshumli An-it në Shkup dhe Shtëpisë së Oficerëve në Manastir,me të cilat plotësohen kushtet që këto të shpallen për trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë.
Pas shumë vite pritjeje,elaboratet për rivlerësim të këtyre dy të mirave kulturore,të cilat janë të përgaditura nga institucionet kompetente për të mirat kulturore: Qendra Konservatore e Qytetit nga Shkupi për Kurshumli An,dhe Enti dhe Muzeu nga Manastiri për Shtëpinë e Oficerëve,përbërja e re e Këshillit i dha përparësi në rendin e ditës.
Me mendim pozitiv të dhënë nga Këshilli Nacional,këto dy të mira kulturore vendosen në kategorinë e duhur,me çka fitojnë regjim të veçantë të mbrojtjes dhe u sigurohet konservim i duhur,menaxhim dhe mirëmbajtje.Ky status i lartë i mbrojtjes nënkupton ruajtje të gjendjes autentike të objekteve dhe nuk lejon degradimin e tyre të mëtejshëm.