Më 8 dhe 9 qershor u zhvilluan ngjarjet promovuese me temë “Evropa Kreative në Shtëpi”

од admin_kult

Ministria e Kulturës më 8 dhe 9 qershor,organizoi ngjarje promovuese me temë “Evropa Kreative në Shtëpi”,kushtuar përvojave në zbatimin e Programit Evropa Kreative-Kulturë e Bashkimit Evropian si dhe pasqyrimin e tij në nivel nacional dhe rajonal.

Ngjarjet ishin të organizuara nga Zyra për Evropë Kreative – nënprograma Kulturë,në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në R. e Maqedonisë së Veriut,Zyrës së Evropës Kreative – Kulturë të R. së Serbisë,përdoruesit e nënprogramit Kulturë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020 dhe partnerë të tjerë.

Më 15 qershor,me fillim në ora 10:30,në Institucionin Publik Qendra Kulturore e Rinisë (QKR),do të zhvillohet tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa Kreative – Perspektivat e Ballkanit Perëndimor”, në të cilën do të marrin pjesë ministrja e kulturës  znj. Irena Stefoska dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Dejvid Gir,së bashku me organizatat e mbështetura nga akcioni pilot i Programit Evropa Kreative – Kulturë,kushtuar bashkëpunimit kulturor me vendet nga Ballkani Perëndimor.

Në ngjarjet të cilat tashmë u zhvilluan morën pjesë përfaqësues nga organizata të  shumta,ndër të cilët edhe nga: Zyra e Evropës Kreative – Kulturë,Ministria e Kulturës së R.së Serbisë,Shtëpia e Kulturës “Qyteti i Studentëve”nga Beogradi,ndërsa në debatet morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve vendase: Shoqata e Qytetarëve – Kontrapunkt;Hapësira e projektit “Press to exit”;Lokomotiva – Qendra për iniciativa të reja për kulturë dhe art;Qendra Kulturore e Rinisë;Produkcioni Password;Asociacioni për zhvillim urban dhe kulturor – MELEM;Shoqata për promovimin e aktivitetit të grave TIIIT!INK;Asociacioni për zhvillim të qëndrueshëm Sfera International – Manastir.Në temën e përkthimeve letrare dhe Platformën Evropiane të Poezisë – sfidat dhe reflektimi,shqyrtim të shkurtër të projekteve të mbështetura dhanë edhe përfaqysuesit e shtëpive botuese: ”ILI-ILI”, ”TRI”, ”ARS Lamina”, ”Skaznuvalka”, ”Begemot”, ”Bata Press”, ”Antolog” si dhe Institucioni Nacional “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.

Në vazhdim është videoja promovuese e Programit Evropa Kreative – Kulturë.Videoja është punuar nga Elena Stanisheva dhe Slobodan Trajkovski,ndërsa muzika nga Goran Atanasovski-Robotek.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе