Projektet për sanim të Institucionit Nacional Qendra për Kulturë dhe Muzeut të Qytetit të Kriva Pallankës,janë nxitje serioze për avancimin e kushteve në kulturë në këtë rajon – theksuan Ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe Ministri për Vetëqeverisje Lokale,Goran Milevski,të cilët të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kriva Pallankës,Brojanço Micevski,sot morën pjesë në prezantimin e projektit për institucionet kulturore në këtë qytet.
Të dy sanimet do të realizohen me mjete nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale,përmes Byros për zhvillim rajonal.
Ministrja e Kulturës Stefoska i mirëpriti përpjekjet e institucioneve kulturore nga Kriva Pallanka,në të cilat me sukses implementohet procesi i decentralizimit në kulturë,për të cilën ajo falënderoi mbështetjen e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe Komunës së Kriva Pallankës,të cilat me këto projekte tregojnë kujdes serioz për kulturën.
Stefoska shtoi se ky është një shembull i shkëlqyeshëm dhe se me një plan dhe strategji të mirë,qeveria lokale dhe qendrore mund dhe duhet të bashkëpunojnë për të realizuar nevojat e qytetarëve.