Ministrija e Kulturës dhe Asociacioni i Arkitektëve,sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të ndërsjelltë në fushën e arkitekturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme.
Siç informojnë,ministrja e kulturës Irena Stefoska,kryetari i AAM-së, Mishko Ralev dhe kryetarje e Kuvendit të AAM-së,Iskra Jovanovska – Mihajlovska, aktiviteti i parë i mundësuar pas nënshkrimit të këtij Memorandumi për bashkëpunim,është kyçja e një ekipe profesionistësh,profesionalizmi i të cilëve është mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore,në trupin e ekspertëve profesional pranë Ministrisë për mbështetjen e proceseve të Rajonit të Ohrit.
Memorandumi parashikon bashkëpunim midis Ministrisë dhe arkitektëve,në planifikimin e projekteve dhe aktiviteteve në lidhje me arkitekturën në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të paluajtshme,si dhe dhënjen e medimeve profesionale,në lidhje me arkitekturën në projektet që Ministria do ti zbatojë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.