Sot u mbajt një takim të ministrave të platformave të Ballkanit Perëndimor për arsim, trajnim, hulumtim dhe inovacione, që i bashkoi palët kryesore të Bashkimit Evropian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit që u mbajte online, në tryezat e rrumbullakëta të veçanta tematike, ministrat përgjegjës për inovacionin, hulumtimin, arsim dhe kulturë nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia diskutuan dhe prezantuan pikëpamjet e tyre mbi Agjendën e Ballkanit në tryeza të rrumbullakëta të veçanta tematike.
Gjatë takimit, MarijaGabriell, Komisionerja evropiane për inovacione,hulumtim, kulturë, arsim dhe të rinj, prezantoi vizionin e saj dhe narrativen e re për BallkaninPerëndimore: ,,Agjenda e Ballkanit Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rininë dhe sportin”strategji gjithëpërfshirëse,afatgjate për bashkëpunim të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në takim, i cili u mbajt në një nivel të lartë ministror, morri pjesë edhe Ministrja e Kulturës IrenaStefoska e cila me prezantimin e saj tregoi për vlerat kulturore, duke theksuar tre prioritetet e mandatit të saj: integrimi evropian, trashëgimia kulturore dhe të rinjtë. Kisha dashur këto prioritete, të jenë më të dukshme në Agjendën e Kulturës në Ballkanin Perëndimortha Stefoska.Në takimin e sotëm ministrat e përfshin kulturën në Agjendën-Ballkani Perëndimor, përmes një linje të veçantë strategjike. Përveç kësaj në takim në nivel të lartë u miratua një buxhet m i lartë për programin e Evropës Kreative të Komisionit Evropian.
Në kuadër të këtyre qëllimeve, vëmendje e veçantë duhet t’ i kushtohet krijimit të një platforme rajonale të politikës kulturore që do të përfshinë një bazë të dhënave të përbashkët. Për Trashëgiminë kulturore, Stefoska tha se është e nevojshme të inkurajohen qasjet inovative dhe përdorimi alternativ i trashëgimisë kulturore me qëllim që të krijohen lidhje dhe tradita të reja që i afrojnë komunitetet dhe forcojnë ndjenjat e përkatësisë. Në fjalimin e saj para delegatëve të lartë të KE dhe ministrave nga Ballkani perëndimor, Stefoska theksoi nevojën për një mbështetje të shtuar mbi lëvizshmërinë e operatorëve të kulturës, veçanërisht të rinjtë, dhe mbështetjen dhe zhvillimin e industrive krijuese.
Në fund, ministrja Stefoska theksoi se kemi nevojë për këtë agjendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimorë për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, të rinj dhe sport dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë dhe zgjerojmë arenën e kulturës evropiane si një mjet thelbësor për ndërtimin e ardhmërisë tonë.
Fjalimin e ministres Stefoska mund ta ndiqni në linkun më poshtë
Video fjalimi i ministres Irena Stefoska për Agjendën e Ballkanit Perëndimorë link