Përpara këtij kandili, i cili duket se po vëzhgon Shkupin, gëzohem që me kthimin autentik të konakut kryesor, kompleksi i manastirit merr formën e tij të merituar dhe unike.
Kjo kishë e bukur dhe në shumë mënyra e veçantë, Shën Panteleimoni, është gjithashtu një monument kulturor. Sipas informacioneve që posedojmë, në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, u bë një përpjekje për ta përfshirë atë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.
Duke besuar se sot janë krijuar të gjitha parakushtet për ri-aplikim,marr përgjegjësinë dhe nderin së bashku me Këshillin kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu siç bëmë edhe për kishën në Kurbinovo, të rrifillojmë përgatitjet për regjistrim të kishës Shën Panteleimon në Nerez e cila daton nga shekulli 12, në listën paraprake të UNESCO.
Vendi ynë është i pasur me të mira të ndryshme kulturore, të vlefshme për ti ndarë me botën. Habitem pse institucionet dhe ekspertët nuk kanë përgatitur ende një Listë Kombëtare për emërimin e një numri të madh të të mirave kulturore në UNESCO, edhe nëse ajo do të ishte përgatitur,disa prej tyre mund të përfshiheshin tashmë në listën e thesareve kulturore botërore. Por hap pas hapi, ne do ta bëjmë atë. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një përparësi e kësaj qeverie.
Shën Panteleimoni është mbrojtësi i mjekëve.Le t’ju jetë në ndihmë atyredhe posaqërisht atyre, të cilët tani kanë nevojë për ndihmën e tyre.