Takimi i Ministres Stefoska me ambasadorin Italian Silvestri

од admin_kult

Sot,Ministrja e Kulturës Irena Stefoska u takua me Ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri.

Stefoska shpreson se lidhjet e shkëlqyera kulturore midis dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më të shpejt të Programit të pestë për bashkëpunim në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës për vitin 2021-2024 dhe u dakorduan për hapat urgjente të zbatimit të saj.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunim me Italinë, si një lider në fushën e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike, me stafin, trajnimin dhe ndihmën teknike.

U riafirmua ideja për të vazhduar me trajnimin online të stafit në luftën kundër tregtisë së paligjshme të të mirave kulturore. Ministrja Stefoska dhe аmbasadori Silvestri u dakorduan që bashkëpunimi duhet të intensifikohet edhe përmes mekanizmave dhe programeve evropiane, si dhe përmes UNESCO-s

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе