Ministrja Irena Stefoska, sot i vizitoi institucionet nga sfera e kulturës në Gjevgjeli, si dhe lokalitetet arkeologjike Vardarski rid dhe Stobi.
Në takim me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, ministrja Stefoska bisedoi për pjesëmarje më të madhe të vetëqeverisjeve lokale në kulturë, e cila tani është e kufizuar për shkak të pandemisë. Së bashku vizituan Shtëpinë e Kulturës në Gjevgjeli, ku biseduan me drejtoreshën Vesna Ristova për aktivitetet aktuale dhe realizimin e programit në kushte të kovid krizës (pandemisë) si dhe për nevojën për paisjen akustike të teatrit.
Institucioni Nacional Muzeu Gjevgjeli,në të cilin janë të vendosura materiale të pasura arkeologjike lëvizëse të cilat janë gjetur në kohën gjatë gërmimeve shumëvjeqare në lokalitetin Vardarski rid, përmban afër 11 mijë objekte nga mileniumi i parë para erës sonë.
Drejtori Boban Huseinovski me ministren Stefoska,biseduan për problemet momentale me të cilat përballet institucioni, mes të cilave edhe mungesën e hapësirës për ekspozitë për fondin e pasur të muzeut,si dhe për iniciativën për ndërtim të një objekti të ri të muzeut afër lokalitetit arkeologjik Vardarski rid, në mundsësi për tu transferuar në Park Arkeologjik.Gjatë vizitës së Ministres Stefoska në Lokalitetin Arkeologjik Vardarski rid, ajo pati mundësinë të shoh konservimet e një pjese të objekteve.
Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot gjithashtu e vizitoi edhe Institucionin Nacional Lokalitetin Arkeologjik Stobi. Gjatë vizitës në Lokalitetin Arkeologjik Stobi, i cili është një nga monumentet më të rëndësishme në kulturë, nga epoka romake dhe ajo antike të këtyre krahinave, drejtori Spase Perovski e informoi ministren Stefoska për projektet në vijim të mbështetura nga Ministria e Kulturës që do të realizohen deri në fund të këtij viti.