Promovimi më intenziv i trashëgimisë kulturore jomateriale,ishte tema e takimit të Ministres së Kulturës Irena Stefoska me Filip Bosan,kryetar i Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve ,CIOFF,e cila vepron në kuadër të UNESCO-s.
Bosan,i cili është mysafir në edicionin e 51-të të Festivalit Republikan të Këngëve dhe Valleve Popullore “Ditët e Ilindenit”,nuk i kurseu fjalët miradije për Festivalin,duke theksuar nivelin e lartë të njohurive,cilësisë dhe ekspetizës që është i dukshëm edhe në nivelin programor si dhe atë organizativ.
Gjithashtu u shpreh kënaqësia nga përfaqësueshmëria e Festivalit “Ditët e Ilindenit”, i cili që nga viti 2010 është në kalendarin e CIOFF,ndërsa nga viti 2017 është i vetmi në vend që posedon një certifikatë dhe është anëtar i këtij Këshilli prestigjioz Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve.
Ministrja Stefoska dhe Bosan,shkëmbyen përvoja dhe shprehën pritshmëri për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta të cilat synojnë ruajtjen e identitetit kulturor dhe formave të ndryshme të trashëgimisë kulturore.Bëhet fjalë për aktivitete përmes të cilave në nivel të ekspertëve do të forcojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e trashëgimisë jomateriale,posaqërisht në veprimtarinë e folklorit,ndërmjet subjekteve të vendit tonë dhe Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve.
Që nga viti 1970,puna e Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve,është bazuar në ruajtjen,promovimin dhe përhapjen e kulturës tradicionale.
CIOFF realizon aktivitete të shumta në lidhje me përmbushjen e çështjes së paqes dhe jo dhunës,mbartjen e trashëgimisë kulturore tek fëmijët,si dhe përpilimin e “Drejtorisë së ekspertëve të folklorit”.Në CIOFF ka anëtarë nga 108 vende të botës dhe mbi një milion njerëz,përfshirë edhe mbi 30.000 vallëzime popullore dhe grupe muzikore dhe organizata të arteve popullore,të cilat janë të lidhura me CIOOF përmes seksioneve nacionale të CIOOF në të gjithë botën.