Ministrja Stefoska në takim me Ministren shqiptare të Kulturës Margariti në Tiranë

од admin_kult

Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe intensiv bilateral dhe kordinimi në kontekstin e menaxhimit të përbashkët të Rajonit të Ohrit në përputhje me udhëzimet e raportit të fundit të Misionit Reaktiv të UNESKO-s,iniciativave të përbashkëta dhe projekteve për mbrojtjen e bregdetit të Ohrit si një vlerë e përbashkët,si dhe njoftim i një seance të përbashkët në vijim të Komisioneve Nacionale për UNESCO,ishin temat kryesore në takimin e sotëm të Ministres së Kulturës Irena Stefoska me homologen e saj shqiptare,Elva Margariti në Tiranë.

Të dyja ministret dëshmuan bashkëpunimin tradicional midis institucioneve të dy vendeve dhe artistëve dhe diskutuan për mundësitë për të përmirësuar bashkëpunimin në të gjitha veprimtaritë.

Ishte përshëndetur nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së R. së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të R. së Shqipërisë për krijimin e qendrave kulturore informative në R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Shqipërisë,e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2020,si dhe hapjen e sotme zyrtare të Qendrës Kulturore Informative të Maqedonisë në Tiranë.

Ministret e Kulturës,Stefoska dhe Margariti,riafirmuan çështjen e nënshkrimit të një Programit të ri për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së R. së Shqipërisë për periudhën 2021-2026.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе