Ministrja Stefoska në xhirimin e “Kajmak”,film nga Milço Mançevski

од admin_kult

Ministrja Irena Stefoska ishte pjesëmarrëse në xhirimet e filmit të ri të Milço Mançevskit “Kajmak”,në lagjen Vodno të Shkupit.

Regjisori Mançevski,në prani të drejtorit të Agjencisë së Filmit,Bojan Lazarevskit,producentit Jane Qortoshev dhe një pjesë e ekipit të aktorëve,e njoftuan ministren me aspektet e prodhimit të filmit,poashtu edhe me historinë për të cilën Mançevski thotë se është komedi e zezë,e cila përmes marrëdhënieve ndërmjet dy familjeve është kritikë për qytetërimin e ulët dhe hipokrizinë.

Filmi është koproduksion evropian,i mbështetur nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut,si dhe nga fondet e filmit të Danimarkës,Holandës,Kroacisë dhe të Bullgarisë.Koproducent është Radio Televizioni i Maqedonisë,ndërsa filmi është i mbështetur edhe nga fondi evropian “Eurimazh”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе