Nën organizim të Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup,sot fillon Bienalja e 13-të Ndërkombëtare e artistëve të rinj,me titull “Pasion për bredhje”,në të cilën do të ekpozohen vepra nga më shumë se 30-të artistë vendas,rajonal dhe ndërkombëtarë.
Bienalja do të hapet hap pas hapi,në katër lokacione të ndryshme në të gjithë Shkupin.Kështu që sot në ora 20:00 bëhet hapja e ekspozitës në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.Më 20 maj në ora 20:00,publiku do të ketë mundësinë të shohë vepra nga artistë të rinj të ekspozuara në Muzeun e Shkencave Natyrore,ndërsa më 21 maj në ora 20:00 do të ketë një hapje në Muzeun e Maqedonisë.Ekspozita në ndërtesën e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike do të jetë e hapur për vizitorët më 22 maj në ora 13:00.Të gjitha ngjarjet në institucionet e ndryshme do të shoqërohen nga një program muzikor,në të cilin do të performojnë: Martina Peneva,Aka Thesaur,Emi Emilova dhe grupi i xhazit “Svetlost”.
Janë të përzgjedhura vepra nga artistë nga Maqedonia e Veriut,Serbia,Kosova,Kroacia,Bosnja dhe Hercegovina,Italia,Argjentina,Turqia…Në mesin e tyre,artistë me arsim të aritur në universitetet e artit në Angli,Holandë,Gjermani,Slloveni,Francë dhe në Itali.
Qëllimi i Bienales së këtij viti është të zgjerohet dhe të dalë përtej kuadrit të arkitekturës së Muzeut të Artit Bashkëkohor,duke përfshirë bashkëpunim institucional me Muzeun e Maqedonisë,Muzeun e Shkencave Natyrore dhe ndërtesën e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike,duke vlerësuar rëndësinë e këtyre hapësirave si shembuj të trashëgimisë moderne të arkitekturës në Shkup,dhe të potencialit të asaj trashëgimie,e cila është në drejtim të së ardhmes dhe së panjohurës dhe e cila thëret në endje në hapësira dhe kohë të tjera.
Në kuadër të programit edukativo – diskursiv,do të organizohen një seri ligjeratash dhe punëtori kushtuar kuratorëve dhe artistëve të rinj,si dhe ligjerata kushtuar artistëve të rinj,ku do të jenë të prezantuara vepra të atistëve të cilët vitet e fundit kanë ekspozuar në bienale dhe do tu shpjegohet se si ata mund të aplikojnë dhe të përfshihen në ndonjë bienale.