Ministri i kulturës Hysni Ismaili u drejtua në hapjen e konferencës shkencore ndërkombëtare “Manastiri – Qyteti i alfabetit shqip – Manastiri i konsujve, ura e diplomacisë së shoqërisë ballkanike “, në organizim të “Shoqatës për promovim të bashkëpunimit rajonal 22 Nëntori” nga Manastiri, e cila krahas sfidave me të cilat përballet vendi jonë të shkaktuara nga gjendja me virusin korona, përsëri vendosi që ky manifestim i rëndësishëm të mos anulohet dhe të mbahet online.
Në fjalimin e tij, Ministri Ismaili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se Manastiri ka qenë çdo herë qytet evropian, që e ka bartur frymën e mikpritjes dhe gjerësinë e vizionit të paqes, tolerancës dhe prosperitetit.
-Ky qytet kozmopolit, ndër shekuj ka bashkuar kohërat, shtetet dhe popujt e këtyre hapësirave, qytet në të cilin tradicionalisht janë ndërtuar lidhjet miqësore që dhe sot kultivohen. Historia kulturore e Manastirit të konsujve, përsëri, kujton shumë vende dhe data të cilat flasin për vazhdimësinë historike të popujve të këtij nën qielli dhe është qyteti ku shqiptarët intelektualë nga e gjithë bota të udhëhequr nga idealet dhe vizioni i të parëve të tyre në vitin 1908, në kuadër të Kongresit të rëndësishëm të Manastirit, vendosën themelet e alfabetit shqip.
Sot, përsëri kur jemi në pragun e integrimit në Bashkimin Evropian të shteteve të lira dhe demokratike, të gjithë së bashku duhet të japim kontributin tonë për afirmimin e vlerave evropiane, tha Ministri i Kulturës.
Ai theksoi se tradita multikulturore e Manastirit paraqet një konstante të qytetit, dhe me të vepron në mënyrë tërheqëse edhe për shkencën, duke e rritur interesin për takime të tilla shkencore, ndërsa Ministria e Kulturës duke njohur rëndësinë e kësaj konference dha mbështetjen e tij për realizimin e tij.