Në Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë,sot më 5 korrik do të zhvillohet koncert nga grupi muzikor “Kabadaj”, i cili e fillon turneun e tij disa ditor nëpër disa qytete të R. së Maqedonisë së Veriut.
Më 7 korrik do të performojnë në sheshin “Magnolia” në Manastir,ndërsa në ditët e ardhshme në Prilep dhe në Ohër.
“Kabadajs” e përbëjnë muzicient të talentuar: Zoran Kostadinovski – kitarë,Xhole Maksimovski-bas kitarë,Dino Milosavleviq – bateri, Trajko Velkov – trubë, Blagojçe Trajkovski – klarinet,Hristijan Risteski – kitarë dhe Xhevat Ramadanovski – violinë.
Performimet nëpër qytete janë të mbështetura nga Ministria e Kulturës.