Gjatë këtij muaji do të ndërmerren masa shtesë parandaluese për mbrojtjen e arkitekturës së trashëgimisë kulturore të rrezikuar – kishës, dhomës së ngrënies dhe kumbonarisë së Manastirit “Fjetja e Shën Mërisë” Treskavec.Siç bëjnë të ditur nga Instituti Nacional Enti dhe Muze – Prilep, në kishë janë planifikuar përforcime konstruktive shtesë ku pas hulumtimeve arkitektonike janë zbuluar çarje konstruktive të harkut të qemerit në anën jugore.
Ndër të tjerash, është paraparë ndërtim i skelës prej druri rreth kambonarisë me çati mbrojtëse të përkohshme, si dhe mbrojtje parandaluese të të gjitha afreskave të kumbonarisë – theksojnë nga Enti dhe Muze Prilep.
Aktivitetet janë të parapara nga Programi vjetor për projekte me interes nacional nga fusha e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2021.