Në kishën “Shën Sofia” në Ohër,mbrëmjen e sotme në ora 21:00 do të zhvillohet mbrëmje lirike me dirigjentin Paskal Galoa nga Franca,sopranot Milena Arsovska dhe Gonca Bogomorova dhe baritonin Ivan Naumovski.
Galoa përkrah veprimtarisë së tij jashtëzakonisht të frytshme si virtuoz – fagonist enigmatik dhe energjik si dhe pedagog i njohur,kohëve të fundit ai afirmohet edhe si dirigjent i suksesshëm dhe veçanërisht si një drejtor artistik kreativ.
Milena Arsovka është një nga artistet vokale maqedonase më të spikatura të brezit më të ri,me një karierë të suksesshme ndërkombëtare.Arsovska rregullisht performon në skenat e koncerteve në Vjenë,ndërsa turnet e koncerteve e udhëheqin nëpër Evropë,Japoni,Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gonca Bogoromova – Krapovski debitimin e saj profesional e realizoi në vitin 2006 me Filharmoninë e Maqedonisë.Bashkëpunon me ansamble dhe artistë të shquar muzikor: Orkestrën e Operës shtetërore të Plovdivit,Orkestrën Kamertale të Filharmonisë së Maqedonisë,Orkestrën Kamertale të Minhenit.Në skenën e operës maqedonase debiton me rolin e Cerlina të “Don Xhovanit” nga Mocarti.
Ivan Naumovski i ka përfunduar studimet diplomike për solo këndim me notat më të larta në Fakultetin e Artit të Muzikës në Shkup,në klasën e m-r. Marija Muratovska,ndërsa ka magjistruar në Universitetet në Grac dhe Vjenë.Ka pasur shfaqje të shumta në Maqedoni me Orkestrën e Operës dhe Baletit Maqedonas dhe Filharmoninë e Maqedonisë dhe recitale në qytete të ndryshme në Maqedoni,siç janë: ”Vera e Shkupit”,”Ditët e muzikës maqedonase”,”Interfest” dhe “Festimet muzikore të vjeshtës”.Ka performuar në: Norvegji,Austri,Kroaci,Gjermani,Republikën Çeke dhe të tjera.