Premiera maqedonase e filmit “Motrat” nga Dina Duma,do të hap edicionin e 42-të të FNFK “Vëllezërit Manaki”

од admin_kult

Premiera maqedonase e filmit “Motrat”,fituese e çmimit special në një nga Festivalet më prestigjioze të filmit në botë “Karlovi Vari”,sot më 16 Shtator,do ta shënojë fillimin e edicionit të 42-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki” në Manastir.Bëhet fjalë për një film të parë të mertazhit të gjatë të regjisores Dina Duma dhe kinamatografit Naum Doskevski,ndërsa filmi hyn në garën zyrtare për çmimin “Kamera e Artë 300” të Festivalit “Vëllezërit Manaki”.Në programin e shkurtër,premierë maqedonase do të ketë dhe filmi “Poli i veriut” nga Marija Apçevska,e cila në korrik ishte pjesëmarrëse në garën për çmimin “Palma e Artë” në Kanë.

Festivali Ndërkombëtar i Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki”,synimi i së cilit është të popullarizoj kulturën e filmit maqedonas dhe trashëgiminë botërore në botë,nën moton “Mbi të gjitha”do të zhvillohet nga 16 deri më 21 shtator,në ambient të hapur në oborin e Muzeut në Manastir.

Këtë vitë,në garën zyrtare janë dhjetë filma të metrazhit të gjatë dhe po aq të metrazhit të shkurtër.Në kuadët të Festivalit do të mbahet një prezantim i dokumentarëve maqedonas me titull “Perlat e dokumentaristikës maqedonase – nga Oskar deri në Oskar”.

Në kuadër të OFF programit,në dy punkte në Shirok Sokak do të ketë dy pika promovuese,ku kalimtarët do ta ndjejnë qytetin të gjallëruar.Përpos tregimit të filmit,do të marrin pjesë edhe muzicientë, ekspozitë do të ketë Klubi i fotografisë nga Manastiri ,do të ketë pantomima,do të ketë një segment të “Pikturave të gjalla”, ndërsa muzika e filmit do të interpretohet në Shirok Sokak.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе