Nga 10-13 korrik, Kinoteka e Maqedonisë së Veriut do ta realizon programin veror të kinotekës me projeksion të filmave në oborr të institucionit.
Nga kinoteka na lajmërojnë ngjarje 4 ditëshe me filma bashkëkohore evropiane në kuadër të European Film Challenge.
Projeksionet fillojnë në ora 21, kurse filmi i parë është ,, Zoti ekziston, emrin e ka Petrunija”, film nga Teona Strugar Mitevska.
Filmi ardhshëm është ,, Mysafiri” ( 11.07. 2020), Italija/ Zvicra/ Franca. Regjia : Duço Kjarini. Vijon filmi Austriak ,, Toka nën këmbët e mia “ në regji të Mari Krojcer.
Të hënën në programin e skenës verore të Kinotekës është ,,Ëndra e Katrines”, koproduksion ndërmjet Zvicrës dhe Italis, në regji të Dario Bishofberger dhe Mirko Bishofberg.
Hyrja është 100 den
Kinoteka i sjellë rregullat vijuese për siguri në krizën korona.
E detyrueshme dezinfektim i duarve kur hyni në oborrin e objektit
E detyrueshme mbajtjen e maskës ose mbrojte të gojës dhe hundës
E detyrueshme të mbahet distanca derisa përcillet projeksioni
Pirja e duhanit në kohën e projeksionit është e padëshirueshme
Ndalohet futja e pijeve (alkoolike dhe jo alkoolike)
Gjatë ngjarjes së 4 ditore e mbështetur nga European Film Challenge çdo vizitor do të marrë një pije freskuese falas me biletën e blerë