Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror ,,22 Nëntori” në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore,Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për çmime shtetërore(“Gazeta Zyrtare e RM-së” numër 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe Gazeta Zyrtare e RMV-ut, numër 98/19), dhe Rregulloren për punë të Këshillit, në seancën e fundit sjell
V E N D I M
për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
- Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi u ndahet:
– prof.DrXhevat Loshi; albanolog
– akademik. AliAliu; kritik letrar
Çmimi fituesve do t’i dorëzohet më 22 Nëntor viti 2020 (e diel) në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kryetare e Këshillit,
prof. dr. Gëzime Starova