Qendra Kulturore Informative në Tiranë mund të filloj me punë

од admin_kult

Vijojnë përgaditjet përfundimtare për fillimin zyrtar të funksionimit të Qendrës Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Hapja e Qendrës është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe përpjekjeve për të avancuar dhe thelluar bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve.

Qendra Kulturore Informative është e vendosur në afërsi të Parkut të Qytetit,një lokacion që mundëson shikueshmëri dhe synim për pjesëmarrje më të madhe në ngjarjet kulturore.Drejtor i Qendrës Kulturore Informative në Tiranë është Zlatko Origjanski.

Për momentin,në bashkëpunim me artistin grafik Zoran Kadrula,po punohet intensivisht në rregullimin e brendshëm të hapësirës,ndërsa drejtori Origjanski paralajmëroi realizimin e një programi të larmishëm kulturor,i cili do të kontribuojë në pasurimin dhe modernizimin e marrëdhënieve kulturore tradicionale të mira ndërmjet dy vendeve.

Hapja e Qendrës Kulturore Informative në Tiranë, realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme,gjegjësisht Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri,me të cilën konfirmohet se prezantimi ndërkombëtar është një nga përparësitë e politikave kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе