Në Çifte Amam,sot do të hapet ekspozita “Kujtime” nga artisti Burim Muftiu,në organizim të Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Modeli (kukulla në vitrinë) zë vend qendror në fjalimin artistik të autorit Burim Muftiu,përmes fotografive,instalacionit dhe videoprojeksionit.
Kuratore e projektit është Tatjana Bundalevska,kustos në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ekspozita do të jetë e vendosur deri më 26 nëntor.