Kuinteti i Simon Trpçeskit dhe orkestra “Ajga” me dy koncerte në Shkup

од admin_kult

Kuinteti i Simon Trpçeskit dhe Orkestra e Odës “Ajga” në mbrëmje (1 prill) me fillim nga ora 20:00 në Filarmoninë do të performojnë projektin “Makedonisimo” me versionin orkestral.

Kjo është premiera ballkanike dhe maqedonase e versionit orkestral të “Macedonissimo” nga Simon Trpçeski dhe miqtë, e cila zhvillohet në fillim të edicionit të parë të “Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës në Shkup”.

Versioni orkestral i “Makedonisimo” është i bazuar në transkriptimet e muzikës tradicionale maqedonase të kompozitorit Pande Shahov, në bashkëpunim me pianistin më të mirë Simon Trpçeski.

Ndryshe, për shkak të interesimit të madh për koncertin e sotëm të paralajmëruar fillimisht, performanca e dytë koncertale është mbajtur një ditë më herët, duke pasur parasysh orarin programor të pjesëmarrësve dhe qasshmërisë së skenës së madhe të Filarmonisë.

Siç informon “KulturOp”, dy mbrëmjet koncertale do të shënojnë fillimin e edicionit të parë të “Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës në Shkup”, organizuar nga Orkestra e Odës “Ajga”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе