Konferencë e përbashkët për shtyp e ministres për kulturë Irena Stefoska dhe drejtorit të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Kosta Petrov

од admin_kult

Të nderuar,

Ju njoftojmë se sot më 23.08.2021 e hënë,me fillim në ora 11:00,ministrja e kulturës,Irena Stefoska,dhe drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik,Kosta Petrov,do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Tema e konferencës për shtyp është bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik,për realizim të projektit për digjitalizimin e kartotekave në Institutin për Gjuhë Maqedonase “Krste Misirkov” në Shkup.

Pyetjet mund të dërgohen në e- mail adresën: info@kultura.gov.mk,jo më vonë se 30 minuta para fillimit të konferencës për shtyp,duke theksuar mediumin nga e cila vjen pyetja dhe duke cekur se pyetja i referohet kësaj konference për shtyp.

Gazetarët e akredituar të cilët do të kyçen online,do të kenë mundësinë të marrin pjesë në konferencën e drejtëpërdrejtë për shtyp.

Videomaterialin mund ta shkarkoni nga transmetimi i drejtëpërdrejtë me rezolucion të lartë HD përmes lidhjeve në vijim:

МК: https://youtu.be/YcD-Xlf_-R8
АL: https://youtu.be/6oh-16SE5rk

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе