Konferencë e mbajtur për projektin e Institutit “Evropa për ju” për trashëgiminë kulturore të Vallandovës

од admin_kult

Ministrja e Kulturës IrenaStefoska sot në SHMK ,,Goce Delçev” në Vallandovë morri pjesë në Konferencën përfundimtare të projektit ,,Vetëdija  për Vallandovën e vet 2020”,përmes së cilës të rinjtë zhvillojnë vetëdijen dhe dashurinë për kulturën, trashëgimin dhe traditën e tyre.

Në konferencë ku morën pjesë Kryetari i Komunës së VallandovësPeroKostadinov, prof..DrElizabetaTomevska-Ilievska, Kryetar i Institutit ,,Evropa për ty” dhe Robert Allagjozovski, Kordinator Nacional në Qeveri, ministrja Stefoska theksoi rendësin e projektit për njohjen e gjeneratave të reja me trashëgimin kulturore në këtë rajon.

Ajo theksoi se një nga qëllimet kryesore të Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është pikërisht mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Në atë kontekst Stefoska tha se pesëdhjetë përqind të artifakteve  në Muzeun Arkeologjik janë nga ky rajon dhe për këtë arsye mbrojtja e vendeve arkeologjike dhe kujdesi i tyre është një nga mënyrat e promovimit të zhvillimit të Vallandovës.

Projekti ,,Vetëdija  për Vallandovën e vet” zbatohet disa muaj, dhe financiarisht mbështetet nga Ministria e Kulturës me qëllim të promovimit edukativtë trashëgimisë kulturore të Vallandovës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе