Koncerti “Tingulli i gjeneratës së ardhshme” me studentë nga Fakultetet Shtetërore të Artit muzikor,do të zhvillohet të enjten me fillim në ora 20.00 në Filharmoni.Dirigjent është maestro Borjan Canev,ndërsa programi përfshin vepra nga Mocarti,Botezini,Shoson,Sen-Sen,Rrozauro dhe Ravel.
Si solistë do të marrin pjesë studentë të vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit të Artit të Muzikës në Shkup: Ana Spasovska- dirigjente,Kristijan Kozhumanovski – kontrabas,Pandorka Janakieva – flautë,Darki Grozdanovski – violinë,Anastasija Giçevska – piano,Zoriva Zdravkoviq – vibrafon dhe Pamela Velkova – violinë.
Borjan Canev që nga viti 1999 është dirigjent i vazhdueshëm në Filharmoninë maqedonase dhe në krye të kësaj orkestre arrin rezultate të jashtëzakonshme në vendin dhe jashtë vendit.Canev ka specializuar për dirigjim në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër.Nga viti 2002 deri më sot,është profesor në Fakultetin e Artit të Muzikës në Shkup.Debutimi i tij i suksesshëm me Filharmoninë e Sofjes në vitin 2004,i sjell angazhime të vazhdueshme me këtë lloj të orkestrës dhe në vitin 2006 u emërua si dirigjent i ftuar i vazhdueshëm.