“Magjia e Shopenit” është titulli i koncertit të pianistit Kristijan Korovski, që do të mbahet mbrëmjen e sotme (2 dhjetor) në sallën e madhe të Filarmonisë.Në koncert do të interpretohen vepra nga romantiku dhe pianisti i madh Frederik Shopen.
Kristian Karovski shkollimin e tij muzikor e filloi në klasën e prof. Ludmila Romanova, dhe e përfundon në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup në klasën e prof. Boris Romanov, ku diplomoi dhe magjistroi.Është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve në disa gara shtetërore dhe ndërkombëtare.